Eduart Grishaj flet për finalen e Big Brother VIP: Nuk njoh asnjë shqiptar që e pranon humbjen

Big Brother VIP përfundojë edicionin e parë të premten e kaluar më 18 shkurt, fitues i të cilit u shpall balerini, Ilir Shaqiri.

Pas përfundimit të tij dhe fitores së Ilirit kishte reagime të shumta në rrjetet sociale, madje u tha se aktori Donald Veshaj që doli i dyti ka hatërmbetje me produksionin pas humbjes në finale.

Për gjithë këtë dhe ecurinë e BB VIP edicionit të parë ka folur edhe regjisori dhe bashkëshorti i prezantueses, Arbana Osmani, Eduart Grishaj.

Foto: Top Channel/YouTube

I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Grishaj u shpreh se është e vështirë që dikush ta pranojë humbjen, por sipas tij të gjithë banorët e shtëpisë së famshme kanë dalë fitues.

“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen, e kemi problem ta pranojmë. Asnjë nga katër finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Asnjë nuk duhet të mërzitet. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, vende pune, shtëpia, kontrata shtëpi dhe mbështetje nga produksioni”, është shprehur Grishaj.

Foto: Arbana Osmani/Insagram

Megjithatë, pas finales janë paralajmëruar edhe tri emisione të tjera, post Big Brother VIP të cilat janë xhiruar tashmë dhe do të shfaqen në ditët në vazhdim.

Por, thuhet se në këto puntata nuk është prezent Donaldi, i cili gjithashtu menjëherë pas përfundimit të natës finale ka larguar nga Instagrami moderatoren e Bid Brother VIP, Arbanën dhe producentet e emisionit, Sara dhe Lori Hoxhën. /Telegrafi/