Edhe sot do të ketë ndryshim të çmimit të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për marrjen e vendimit të ri.

“Parakushtet janë përmbushur, KRRE do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës i cili do të hyjë në fuqi prej orës 0:01 më 25 mars”, deklaroi Marina Uzunov, zëdhënëse e KRRE-së.
Çmimet e karburanteve merren në bazë të Rregullores së ndryshuar për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me të cilin KRRE për çdo ditë mund të marrë vendime për ndryshim të çmimeve të karburanteve nëse përllogaritja për çmimin e cilitdo derivat rritet ose zvogëlohet për dy denarë. Për përllogaritje merret mesatarja nga kuotimet paraprake pesëditore në bursë për secilin derivat veçmas dhe aspak nuk ndikon çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botëror.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet