Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.
Në vigjilje të Vitit të Ri 2023, Linda vendosi që t’i befasojë fasnsat e saj me një video mjaft provokuese në rrjetin social Instagram.
Ajo publikoi një video ku shfaqej e veshur me bikini të kuqe, e cila shquhet edhe si një prej ngjyrave më festive.
Duke vënë në pah linjat e saj atraktive trupore dhe në veçanti dekoltenë e bollshme, këngëtsarja e hitit “Pa t’pa” bëri që e gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.
“Ne veshim të kuqe për festa”, shkroi Halimi në mbishkrimin e videos në fjalë.
Përndryshe, këngëtarja me prejardhje nga Vitia ka më shumë se një dekadë që është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vizita të herëpashershme në vendlindjen e saj. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/linditaworld/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a296c92e-daeb-4ba8-9edd-75aaede5cb7d&ig_mid=E7C999B5-1403-4B90-8CC8-1BD26A93FA56


