Dy vite RMV-ja në NATO, Ahmeti: Ashtu si kemi thënë, edhe u bë

Sot dy vite më parë Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë anëtare e plotëfuqishme e NATO-s. Përvjetorin e dytë brenda NATO-s e ka uruar edhe kreu i  Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njofton indeks.mk

Ahmeti në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se, NATO është faktor kyç stabiliteti për vendin,  në këtë periudhë të pasigurisë dhe të tensioneve gjeopolitike dhe rishetimeve gjeostrategjike.

“Rreshtimi në NATO është kontributi më i madh që mund ta kishim bërë për paqë dhe mirëqenie. Ne më nuk jemi në rend dite por ne marrim pjesë në krijimin e rendit të ditës, ne vendimmarrim për të gjitha çështjet bashkë me vendet aleate në NATO. Anëtarësimi jonë në NATO është garancë për sovranitetin, sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Ai ka shtuar se edhe një premtim i BDI-së u përmbush.

“Politikat tona largëpamëse dëshmohen të drejta.Ashtu si kemi thënë, ashtu edhe u bë”, pëfundoi ai. /indeks.mk/

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet