Dy kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kanë pozuar në një foto zyrtare, në mbyllje të punimeve në Shkup. 21 marrëveshje të rëndësishme u nënshkruan nga ministrat respektivë të dy vendeve.
Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunim në disa fusha të rëndësishme për ekonominë e dy vendeve tona, në infrastrukturë, arsim dhe tregti. Një doganë e përbashkët do të hapet në Strugë, nismë e propozuar nga zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.



