Dy artistët mbarëkombëtar Shkodran Tolaj e Irma Libohova në një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për projektin e quajtu “Kosova”. Një këngë fantastike e shkruar nga mjeshtri Naim Gjoshi vjen në 23 vjetorin e hyrjes së forcave të Natos në Kosovë dhe 14 vjetorit të Kosovës shtet. E orkestruar në formë moderne nga Jetmir Mehmetaj kjo këngë gërsheton tradicionalen dhe modernen ku spikat interpretimi i dy këngëtarëve që kombinohen jashtëzakonisht bukur. Irma një ikonë e muzikës sonë dhe Shkodrani një zë dhe artist i rrallë kanë sjellur edhe videospotin e kësaj kënge realizuar në “New born” Prishtinë. Kitaristi Durim Tahirukaj i jep nuancë të veçantë këtij videospoti të punuar me shumë përkushtim nga “Video- Art”. Kompozitori Gjoshi vlerëson lartë nivelin artistik të realizimit dhe përgēzon gjithë stafin për këtë projekt- dhuratë të çmuar për muzikën dhe gjithë adhuruesit e këngës shqipe!