Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, mbrëmë (e hënë) ka performuar në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo krijoi një atmosferë të mrekullueshme, gjersa ishin me mijëra qytetarë për ta ndjekur nga afër.
Teksa interpretoi disa nga hitet më të njohura, 27-vjeçarja mori vëmendje me paraqitjen me kostume të ndryshme.
Koncertin e nisi me një falënderim duke shtuar se është e lumtur që po e mbyll turneun “Future Nostalgia” në Tiranë.
“Faleminderit shumë për krejt dashurinë, mbështetjen, energjinë që po na jepni sonte. Kjo është nata e fundit e turneut. Kjo është shfaqja e 94-të për neve. Dhe po e përfundoj sonte në Tiranë me juve”, u shpreh ajo.
“Faleminderit shumë që jeni këtu për neve, faleminderit për krejt”, tha më tej Lipa.
Në një moment, Dua bëri me duar edhe shqiponjën dykrenore për të treguar se është krenare për prejardhjen e saj.
Kjo nga ana tjetër ishte shfaqja e 94-të e yllit të famshëm botëror.