Drejtori Shkodran Tolaj, shpalli punëtorët e vitit 2023 dhe ndau mirënjohje

Sot në ambientet e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve, drejtori Shkodran Tolaj, ka shpallur punëtorët e dalluar të vitit, duke sjellur risi në përzgjedhjen e tyre dhe duke përfshirë për herë të parë edhe më të përkushtuarin nga radhët e administratës!

Drejtori Tolaj me këtë rast u shpreh se është udhëhequr vazhdimisht nga autori i tij i preferuar gjerman Berthold Auerbach i cili citonte “Ai që nuk punon, nuk ka atdhe” andaj i bindur se puna na jep nderë jo vetëm ne por dhe familjes, rrethit e institucionit, shpallja e punëtorëve të vitit është kënaqësi e jashtëzakonshme.

Ndër të tjera, drejtori Tolaj u shpreh se duke çmuar pamasë përpjekjet e secilit për punë, dëshiroj që këto mirënjohje për: Driton Rexhepi si administrator i vitit: Salajdin Miftari si këngëtar i vitit, Bali Saliu dhe Fatime Bytyqi si kërcimtarë të vitit dhe Arbër Tairi si instrumentist i vitit, uroj që këto vlerësime të jetë motiv për punë të mëtutjeshme e shumë përkushtim në shërbim të institucionit!

Përveq ndarjes “Punëtor i vitit” sivjet u ndanë dhe mirënjohje për punën e devotshme e të rregullt për dy kërcimtar bashkëpunëtorë të jashtëm Nehat Sadiku e Ajrulla Limani që dëshmuan se tek njerëzit me dashuri për punën nuk ekzistojnë barriera në arritjen e qëlimeve profesionale, andaj urojmë që këtë përkushtim ta vazhdojnë tutje si shembull se një kulturë e lartë vjen në shprehje vetëm me punë të ndershme.

Të punësuarit, falemnderuan përzemërsisht drejtorin dhe institucionin për këtë kujdes dhe vlerësim duke shprehur gadishmëri që edhe në të ardhmen të kryejnë çdo detyrë sepse është obligim i secilit respektimi i institucionit dhe krijimi i klimës kolektive në shërbim të suksesit të përgjithshëm të kulturës sonë!

Në këtë atmosferë festive u përçua mesazhi i urimit deri tek të gjithë artdashësit dhe mbështetësit e ansamblit të cilëve u premtojmë që viti 2024 të jetë tejet produktiv e me plot risi artistike!
Urime e gëzime në çdo familje, me uratat që paqja e mirësia të mbizotërojë në gjithë botën!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet