Drejtori Shkodran Tolaj priti ambasadorin e Kosovës në RMV Florian Qehaja

Në një takim të ngrohtë dhe vëllazëror, drejtori i Ansamblit shqiptar Shkdran Tolaj priti në vizitë ambasadorin e Kosovës në RMV Florian Qehaja, duke e njoftuar me aktivitetet e deritanishme që ansambli i ka realizuar gjatë përiudhës së kaluar dhe sukseset e arritura falë punës përkushtuese të këtij institucioni që dinjitetshëm angazhohet për kultivimin dhe afirmimin e vlerave etnokulturore të shqiptarëve që jetojnë në këto treva.
Me këtë rast, ambasadori Florian Qehaja e përgëzoi drejtorin Shkodran Tolaj për sukseset e arritura të ansamblit, duke i shprehur mirënjohje atij, sidomos për prezentimin dinjitoz në festivalin ndërkombëtar në Hungari por dhe koncertet e suksesshme dedikuar ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ambasadori Qehaja i dëshiroi suksese edhe në prezentimin e radhës në Turqi.
Në këtë takim u diskutuan edhe format dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit në mes të ansamblit shqiptar dhe ambasadës së Kosovës në Shkup.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet