Pasi Ministria e Arsimit ia mori kompetencat Kryetarit të Tetovës për shkarkimin dhe emërimin e drejtorit të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, sot drejtoresha e shkarkuar, Teuta Llalla ka marrë vendim përmes të cilit është kthyer në punë si drejtoreshë e këtij gjimnazi. Me këtë veprim të Ministrisë së Arsimit, ajo vlerëson se më në fund erdhi në vend edhe ajo gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë pengesë në punë.
“Sot kam marr vendimin nga ana e Ministrisë së Arsimit, jam kthyer në vendin tim të punës pa ndonjë shqetësim pa ndonjë telash apo provokim thjeshtë sot kam ardhur të vazhdojë punën ku e ka lënë ushtruesja e detyrës profesoresha paraprake që ishte drejtoresh.”- deklaroi Teuta Lalla, drejtoreshë e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”