Drejtoresha e re e Higjienës Komunale mbështetëse e flaktë e Putinit, kundërshton pavarësinë e Kosovës!

Kosana Mazneva është emëruar në postin e drejtorit të Higjienës Komunale në qytetin e Shkupit pas shkarkimit të Zudi Enuzit Koka nga ana e Danella Arsovska.

Në shikim të parë në profiling e Maznevas në “Facebook” gjen plot shkrime me të cilat ajo publikisht pajtohet dhe mbështet presidentin rus, Vlladimir Putin dhe sulmet që shteti rus po bën mbi Ukrainën.

“Ashtu si sillen të tjerët, sillesh edhe ti. Për gjithçka duhet të ketë një kufi dhe kjo është më shumë se reciprocitet, është vetë-vlerësim. Pas kësaj asgjë më nuk do të jetë njësoj”, ka shkruar ajo.

Përveç kësaj, ajo është edhe kundër pavarësisë së Kosovës dhe në mbështetje të plotë të Vuçiqit.

Ndryshe, Zudi Enuzi u shkarkua me shpejtëisnë e dritës nga ana e Arsovskës pas incidentit në Sheshin Skëndërbeu në të cilin ishte I përfshirë, Isuf Enuzi Koka, vëllau i Zudi Enuzit.

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet