Arsyetim të interpelancës së parashtruar dha koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski i cili gjatë fjalimit të tij e kritikoi punën e deritanishme të Xhaferit dhe përgjigjen me shkrim të Xhaferit pas interpelancës së dorëzuar. Mbyllja e deputetëve është vepër penale, miratoni ligje në mënyrë kriminele me procedurë të shkurtuar, ndërsa ofendimi i shërbimeve kuvendore paraqet shkelje e kodeksit të kuvendit, tha Micevski dhe në foltore e grisi kodeksin.
Kryeparlamentari Xhaferi, rrinte në karrigen e tij të deputetit, kurse seancën e udhëhoqi zëvendësi Goran Misovski. Xhaferi tha se opozita vazhdimisht po e ofendon, duke shtuar se ai do të vazhdojë të punojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme njësoj si deri tani. Sa u takon kritikave, ai porositi se secili duhet ta shikojë veten në pasqyrë para se të akuzojë dikë.
Por siç shifet deputetët e VMRO-DPMNE-së u dorëzuan dhe se lëshuan kariket e tyre dhe nuk janë në Kuvend shifet qartë në foto dhe se Kryetar i Parlamentit vazhdon të jetë Talat Xhaferi.