Pasi i bëri rrush e kumbulla drunjtë në rrugën Strasho Pinxhur, dorëzohet Bilall Kasami dhe ndërpret punimet

Pas presioneve për masakrën ekologjike që bëri dje kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dke prerë drunjtë në atë rrugë, sot janë ndërprerë punimet në rrugën Strasho Pinxhur duke kërkuar nga këshilltarët “Më mirë për Tetovën” sqarim dhe propozim për të vazhduar me punën.

“Komuna e Tetovës informon qytetarët, pronarët e lokaleve që gjenden në rrugën “Strasho Pinxhur” dhe të gjithë qytetarët e fshatrave të cilët kalojnë përmes kësaj rruge, nga dita e sotme do të ndërpriten punimet e filluara ditën e djeshme për shkak të reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të krijuara nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ishte i pranishëm në vendngjarje gjatë fillimit të punimeve ku para qytetarëve dhe gazetarëve potencoi se kjo rrugë do të bëhet konform të gjitha standarteve duke përfshi edhe kanalizimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik dhe për këtë është shumë e qartë se duhet të bëhej edhe pastrimi i terrenit respektivisht largimi i drunjve të vjetër dhe zëvendësimi me drunj të ri. Komuna do të pres sqarim nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”, ne lidhje me reagimet e tyre dhe cili është propozimi për të vazhduar me punë. Tashmë dihet se kjo rrugë pothuajse më shumë se një vit është e pakalueshme dhe humbjet më të mëdha i kanë ndjerë bizneset që operojnë në këtë pjesë të qytetit dhe banorët që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
Të gjithe e kuptojmë rëndësinë e ambientit dhe për këtë shkak Ne pohuam se do të mbjellen pemë të reja. Kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen e punimeve, por u garantojmë se pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve punimet do të fillojnë ashtu siç janë planifikuar” thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës.

Ndryshe shumë OJQ, qytearë të Tetovës reaguan ashpër për një veprim skandaloz të Bilall Kasamit për prerjen e drunjëve në rrugë, ku sipas reagimeve nëse sot nuk ndalet Kasami ai mund të vazhdoj në çdo rrugë, lagje për të rafshuar drunjtë e vjetër dhe të zëvendësoj me të ri.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet