Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kumtuar edhe zyrtarisht se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kreut të Aleancës për Shqiptarët pas humbjes katastrofale në zgjedhjet në Tetovë.
Pas dorëheqjes së Selës nga kjo pozitë, hapet rruga që në krye të ASH-së të vijë kryetari i Gostivarit njëherit nënkryetarë i parë i partisë i cili njihet si bashkëpunëtorë i afërt i VMRO-së së Mickoskit.
Se është bashkëpunëtorë i VMRO-së e konfirmon edhe vet Taravari i cili nuk e prishi fare koalicionin me VMRO-në dhe nuk i morri pozitat VMRO-së edhe pasi ASH-ja prishi koalicionin me partinë e Mickoskit në nivel republikan.
Me ardhjen e Taravarit në krye të ASH-së, bashkëpunimi nga niveli lokal mes ASH-së dhe VMRO-së do të zgjërohet në nivel të të gjithë shtetit.
Fillimet e këtij koalicioni janë prej momentit kur, ASH-ja, VMRO-ja, Levica dhe Besa tentuan të bëjnë shumicën e famshme 61 të Taravarit por që dështuan


