Doni të investoni në panele diellore?/ Ja kriteret që duhet të plotësoni

Në 1 Nëntor nisin aplikimet për qytetarët që duan të investojnë në panele diellore për ngrohjen e ujit, në bashkfinancim me qeverinë. Aplikimet do të kryhen on line në portalin që do të njoftohet në ditët në vijim.

Ani Hasa, këshilltarë për energjisë në ministri i ftuar në E-ZONE dha disa detaje të kritereve që duhet të plotësohen nga qytetarët për të përfituar.

“PARIMI ËSHTË: KUSH APLIKON I PARI, PËRZGJIDHET I PARI. LISTA ME EMRAT E APLIKANTËVE DO TË BËHET TRANSPARENTE DHE GJITHKUSH MUND TË SHOH RENDITJEN E TIJ. SA I PËRKET KUSHTEVE, NUK DO TË KETË KRITERE PËRJASHTUESE. PARIMISHT ËSHTË MENDUAR QË DUHET TË DORËZOHET CERTIFIKATA E PRONËSISË, KONTRATA E ENERGJISË, MARRËVESHJA E DAKORTËSUAR PËR PAGESËN PREJ 30% TË VLERËS ETJ”, U SHPREH HASA NË E-ZONE.

Në 18 tetor mbyllet faza e parë e përzgjedhjes së kompanive që do të vendosin këto impiante për qytetarët, për t’i hapur rrugë në nëntor aplikimeve nga ana e familjeve. 200 janë përfituesit e parë deri në fund të këtij viti, ndërsa faza e dytë do të jetë për 10 mijë qytetarë të tjerë në fillim të 2023.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet