Një nga institucionet kulturore më kryesore në vend është Galeria Nacionale e RVM në Shkup, ku udhëheqëse e këtij institucioni është dr. Dita Starova Qerimi.
Tash e sa vite ajo është e angazhuar në këtë institucion ku nuk mungojnë arritjet e mëdha dhe duke e ngritur Galerinë Nacionale si një ndër më të frekuentuarit dhe me aktvitete dhe ngjarje kulturore të shumta.
Dita Starova Qerimi, përveçse artiste, është edhe profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizajnit në Kolegjin Amerikan dhe drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, me mandat të dytë të besuar. Ajo tashmë me ekipin e suksesshëm të bashkëpunëtorëve me të cilët realizon pandalshëm projekte të shumta, arriti që në një periudhë të shkurtër kohore ta bëjë institucionin të dukshëm për të gjithë dashamirët e artit figurativ dhe të japë një shembull të ndritshëm veprimi në fushën e kulturës. Vetëm gjatë mandatit të saj të parë katërvjeçar, ajo arriti të iniciojë bashkëpunime të shumta me institucione dhe personalitete, në vend dhe në rajon, për të realizuar ekspozita të shumta të rëndësishme.Delegacioni Evropian në BE përzgjodhi 5 gra nga Maqedonia e Veriut të cilat dallohen për ndikimet e tyre në shoqëri dhe promovimin e vlerave evropiane.Ne mes tyre e nominuar ishte edhe Drejtoresha e Galerise Kombetare e Maqedonise dr. Dita Starova Qerimi.

Nga ekspozitat e shumta nuk mungojnë as ato të artistëve shqiptarë si nga vendi ashtu edhe rajoni.Galeria Nacionale në ekspozitën e saj të përhershme përmban edhe vepra të piktorit shqiptarë të njohur nderkombëtarisht Omer Kaleshi për të cilin u organizua Homazh kushtuar Omer Kaleshit, gjithashtu nuk kane munguar as ekspozitat e artisteve tjerë shqiptarë siq jane Skulptori dhe akadamiku Luan Mulliqi, Valmir Aziri, Driant Zeneli etj, kështu duke ju dhënë theks të veçantë kulturës dhe artit shqiptarë me vlera evropiane.
Një nga ngjarjet që ka karakterizuar Galerinë Nacionale këtë vit është edhe Bienalja e Venedikut;

Ky prezantim i shkëlqyer i Republikës së Maqedonisë së Veriut në manifestimin prestigjioz La Biennale di Venezia u organizua nga Galeria Nacionale me komesare të projektit Dita Starova Qerimi.
Serioziteti i performancës, thellësia e spektrit konceptual-tematik të projektit, përshkrimi i fundit i realitetit në të cilin jetojmë në epokën e kapitalocenit dhe shpirti ndërgjegjësues që ndez ky projekt, tërhoqën një audiencë të madhe që ka vizituar pavijonin deri më tani, i cili numëron rreth 10,000.Pavijoni i Maqedonisë në ekspozitën e 59-të ndërkombëtare të artit La Biennale di Venezia, me projektin “Përvoja e peizazhit”, do të zgjasë deri më 27 nëntor.
Drejtoresha Starova Qerimi theksoi se eshte sfide e madhe dhe përgjegjësi profesionale për të nxjer në pah cilësitë dhe vlerat kulturore, duke i gershetuar ato dhe duke i promovuar ato. Ajo gjithashtu tha se Galeria Nacionale gjithmonë është hapur pë te gjithe artistet, sepse tek ky institucion kulturor promovohen gjithe artistet edhe nga grupmoshat e ndryshme, dhe keshtu vizitoret tane te cilet jane te shumte mund ta gjejne vehten në ekspozitat tona të shumta që përmbajnë tema nga klasikja e deri tek ajo bashkëkohorja.
Në objektet Çifte hamam dhe hamami Daut Pasha nuk mungojnë as aktivitet per më të vegjelit të cilët janë shumë kurioz dhe entuziast me pjesmarrjen e tyre në punëtoritë e shumta që organizohen nga pjesa edukative e Galerisë si dhe me projekte të veçanta për fëmijët me nevoja të veçanta në bashkëpunim me ambasadat dhe institucionet tjera ne vend.
Bashkëpunimi mes shkollave dhe galerive të artit është çelësi për të arritur një mësimdhënie dhe mësim të suksesshëm të artit, ku nxënësit dhe fëmijët fitojnë aftësi të ndryshme si komunikimi, vetë-shprehja, kritika dhe gjykimi estetik.
Arti gjithashtu ndërton aftësi në të menduarit kreativ dhe në zgjidhjen e problemeve, të cilat janë dëshmuar se janë aftësi kyçe të njerëzve më të suksesshëm në botë.


