Dita 49 e luftës: Si është situata në Ukrainë

Presidenti Joe Biden quan sulmet ruse në Ukrainë si “genocide”. Deklarata e tij është mbështetur nga presidenti ukrainas i cili u shpreh se të tilla fjalë mund të vijnë vetëm nga liderë të vërtetë.

“Eshtë thelbësore t’i vendosim gjërave emrin e saktë, pasi vetëm kështu mund të përballemi me djallin.”

Aleati më i ngushtë i Putinit në Ukrainë, Viktor Medvedchuk, është kapur nga forcat e rendit ukrainas. Politikani i shquar pro-rus është vënë në pranga ditën e djeshme në Ukrainë.

Politikani ukrainas, i cili thotë se presidenti rus Vladimir Putin është kumbari i vajzës së tij, është subjekt i një rasti tradhtie por megjithatë ai mohon çdo keqbërje.

*

Zelenskiy tha se “ende nuk është arritur” të nxirren përfundime 100% se çfarë lloj lënde është përdorur në Mariupol.  Më herët, ai shprehu shqetësimet se forcat ruse po përgatisnin “një fazë të re terrori” që mund të përfshinte përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Andriy Biletsky, udhëheqësi i regjimentit vullnetar të Azov, pohoi të hënën se tre persona në qytetin port jugor “u helmuan nga kimikatet e luftës”, por fatmirësisht pa pasoja fatale.

*

Mbikëqyrja botërore e armëve kimike, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), tha se është “e shqetësuar” për raportet në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Mariupol.

*

Ministria e Brendshme e Ukrainës thotë se ka marrë pajisje me vlerë 4 milionë dollarë për të dixhitalizuar krimet e luftës të Rusisë. “Dy kompani private, AXON dhe Benish GPS, i kanë dhuruar 4 milionë dollarë pajisje speciale Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës,” tha agjencia në një përditësim të fundit.

*

Civilët janë larguar nga Ukraina lindore para një sulmi të parashikuar gjerësisht dhe forcat ruse u mbyllën në rrënojat e qytetit jugor të Mariupol. Forcat ukrainase po përgatiteshin për një ofensivë të re ruse në lindje të vendit, me guvernatorin e Luhansk, Serhiy Gaidai, duke u kërkuar banorëve që të evakuoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur përmes korridoreve humanitare.

*

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, tha se vlerësimi i fundit ishte se rreth 21,000 banorë civilë ishin vrarë në qytet që nga fillimi i pushtimit rus. Numri i vdekjeve në Mariupol mund të jetë deri në 22,000.

*

Kryetari i qytetit ukrainas të Bucha, afër Kievit, tha se autoritetet kishin gjetur deri më tani 403 trupa të njerëzve që ata besonin se janë vrarë nga forcat ruse gjatë pushtimit të zonës. Ky numër mund të jetë edhe më i lartë se kaq shtoi ai, duke i njoftuar banorët se është ende herët për t’u kthyer në qytet.

*

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, gjatë një bisede me presidentin Biden të martën diskutoi në lidhje me rritjen e mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën si dhe nevojën për t’i dhënë fund  varësisë perëndimore nga nafta dhe gazi rus.

*

Vladimir Putin pretendon se operacioni ushtarak i Rusisë po shkon siç është planifikuar dhe se qëllimi i Rusisë në Ukrainë është të përmbushë objektivat e saj dhe të minimizojë humbjet. Ai shtoi se Rusia nuk “kishte zgjidhje tjetër”  përveçse të niste atë që ai e quan “operacion special ushtarak” dhe u zotua se do të “vazhdonte deri në përfundimin e plotë të tij dhe përmbushjen e detyrave që janë vendosur”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet