Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se partia politike të cilës i përket në vazhdimësi ka krijuar politika në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Thotë se BDI-ja është angazhuar gjithmonë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe ka krijuar klimë të përshtatshme për investime prestigjioze e ndërkombëtare.
Por ka deklaruar se janë krijuar edhe kushte për që edhe kompanitë vendore të japin kontribut në drejtim të hapjes së vendeve të reja të punës.
“Këto makina së shpejti do të nisin të prodhohen në Tetovë. Ne në vazhdimësi kemi krijuar politika në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, hapjes së vendeve të reja të punës duke krijuar klimë të përshtatshme për investime nga kompanitë prestigjioze ndërkombëtare. Kemi krijuar kushte që edhe kompanitë vendore të japin kontribut në drejtim të hapjes së vendeve të reja të punës”, ka shkruar Disha.


