Dialogu me Bullgarinë dhe integrimi në BE, Grubi përkrah Kovaçevskin: Nuk heqim dorë sepse rrugë tjetër s’kemi, por as eksperiment nuk bëhemi

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, njëherit Ministër për Sistem Politik ka thënë se përkrah kryeministrin e vendit dhe ndan po të njëjtin qëndrim në lidhje me dialogun bilateral me Bulgarinë dhe procesin eurointegrues, njofton indeks.mk

Grubi mes tjerash ka thënë se procesi integrues nuk guxon të bëhet peng i çështjeve bilaterale.

Ka shtuar se vendimmarja në Bashkimin Europian duhet të pëson reformë të thellë pa asnjë vonesë dhe ka njoftuar se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk heq dorë nga euro-integrimet sepse siç thotë, rrugë tjetër s’kemi, por deklaron se as eksperiment në shekullin XXI nuk bëhemi

Reagimi i plotë:

E ndaj dhe e përkrah qëndrimin e Kryeministrit Kovaçevski në lidhje me dialogun bilateral me Bulgarinë dhe procesin eurointegrues. Procesi integrues nuk guxon të bëhet peng i çështjeve bilaterale dhe të rrëmbehet nga mendësia e shekullit të XIX. Vendimmarja në Bashkimin Europian duhet të pëson reformë të thellë pa asnjë vonesë. Ne nuk heqim dorë sepse rrugë tjetër s’kemi, por as eksperiment në shekullin XXI nuk bëhemi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet