Detaje nga bllokimi i pikës kufitare në Merdare, për shkak të barrikadave (VIDEO)

Një grup i serbëve sonte kanë vendosur një barrikadë në Kurshumli, duke e pamundësuar kështu kalimin e veturave në drejtim të Kosovës në pikën kufitare Merdare.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Sinani, ishte pranë kësaj pike kufitare ku dha më shumë detaje rreth gjendjes atje.

Sinani raportoi se për më shumë se një orë e gjysmë asnjë veturë nuk ka hyrë e as nuk ka dalë nga kjo pikë kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.

Ndërkaq, një veturë e policisë ka bllokuar rrugën për të mos lejuar qytetarët të afrohen në pikën kufitare, për shkak të sigurisë.

Dy traktorë dhe një kamionë janë vendosur në Kurshumli duke shkaktuar kështu një kolonë 2 kilometra të gjatë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet