Ka dështuar interpelanca e ngritur nga VMRO-DPMNE kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.
Edhe pse debati ka nisur nga ora 11, opozitarja VMRO-DPMNE e mbështetur nga Levica, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nuk arritën të sigurojnë shumicë për rrëzimin e Talat Xhaferit dhe i njëjti do të ushtrojë detyrën e kryetarit deri në fund të mandatit.
Në seancë ishin të regjistruar 104 deputetë dhe të gjithë votuan.
61 deputet ishin kundër shkarkimit të Xhaferit, 43 ishin për rëzimin e Xhaferit asnjë nuk abstenoi.
Pas votimit, kreu i Kuvendit e mbylli seancën duke falënderuar deputetët që votuan kundër po edhe ata që votuan pro.
“Askush prej nesh nuk është i pagabueshëm, për atë arsye që nga fillimi u përbetova që nuk do të lëshohem në epitete personale. Besoj që edhe parashturesit e interpelancës nxorrën mësim”, tha Xhaferi mes tjerash duke shtuar se nuk do të lejojë që dikush të uzurpojë shtëpinë e qytetarëve.