Qeveria e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal për shpërndarje të këshillit të komunës së Tetovës.
Vendimi i organit më të lartë ekzekutiv vjen pasi shumica e këshillit të udhëhequr nga Besa e Kasamit ka dështuar të miratojë llogarinë përfundimtare buxhetore e cila sipas nenit 75 të Ligjit mbi vetëqeverisjen locale është dashur të miratohet më 31 mars.
Ndryshe, ditë më parë indeks.mk, kishte raportuar ekskluzivisht se zgjedhjet për këshillin e Tetovës do të mbahen më 20 gursht ditë në të cilën zgjedhje do të ketë edhe në Mavrovë e Rostushë.