Deputetja Ajdari:Jemi përpara një vendimi historik Maqedonia fillon një kapitull të ri

Deputetja nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim BDI, Rina Ajdari sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me votimin e Propozimit francez Maqedonia e Veriut fillon një kapitull të ri…  më poshtë ua sjellim edhe postimin e plotë të deputetes:

Me votimin e Propozimit francez fillon integrimi i mirëfilltë, fillon e ardhmja më e mirë për Maqedoninë e Veriut, prosperiteti ekonomik, tregu i lirë i punës për të gjithë.

Maqedonia e Veriut fillon një kapitull të ri….

Prirja e Evropës për bashkim dhe organizim qëndron pikërisht në Unitetin që afirmon diversitetin dhe solidaritetin si vlerë, si pasuri e si trashëgimi.

Në asnjë rajon tjetër të botës nuk janë bashkuar shtetet sovrane dhe të pranojnë zvogëlim të sovranitetit të tyre për shkak të qëllimeve mbinacionale siç janë paqja, prosperiteti ekonomik dhe koordinimi I politikave.

BE nuk është e plotë pa Ballkanin dhe pa Maqedoninë e Veriut sepse nuk mundet të jetë por ama edhe për ne, anëtarësimi është prioritet ekzistencial.

Ne jemi Evropë, sepse vlerat të cilat I promovon ky entitet janë ato që reflektojnë aspiratën autentike dhe vizionin e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Unë nuk shoh se ka rrugë tjetër përveç kësaj.

Ne shqiptarët bashkë me maqedonasit dhe me të gjithë qytetarët të cilët janë pjesë e kombeve të tjera por që jetojnë brenda këtyre kufijve, e kemi për detyrë ta zhvillojmë dhe ta ndërtojmë këtë shtet mbi idealet dhe vlerat demokratike evropiane.

Ne dhe komuniteti ndërkombëtar kemi bërë thirje të mos e vështirësojmë, mos e pengojmë rrugën drejt botës demokratike perëndimore, mos bëhemi armiq të ëndrrës për Evropë të bashkuar.

Jemi përpara një vendimi historik prandaj le të bëhemi të guximshëm, vigjilent e vizionar për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, shkroi deputetja Rina Ajdari në profilin e saj në Facebook!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet