Deputeti Rexhepi i përgjigjet Besës: Ju që nuk latë parti pa ndëruar nuk mund të më kritikoni mua

Deputeti Kastriot Rexhepi përmes një postimi të fundit ka thumbuar kreun e Lëvizjes Besa të cilët përmes zëdhënësit të tyre kërkuan që ai të kthejë mandatin.

Nuk mund të kërkoni mandatin ta kthej pa e kthyer deputetët e juaj mandatin që e fituan nga Lsdm e deshën ta kontrabandojnë në Vmro, porositi mes tjerave Rexhepi.

Nuk mund të kërkoni mandatin ta kthej pa e kthyer deputetët e juaj mandatin që e fituan nga Lsdm e deshën ta kontrabandojnë në Vmro.

Nga ana tjetër ma paskan nxjerë zëdhënësin që unë e solla në parti Besa, pasi që mentori i tij i tashëm nuk mundi ta bindte të vijë në Besë me muaj të tërë.

Edhe sa i përket kalimeve sa për info juve disa të LB para se të kritikoni ju përkujtoj që:

Bilall Kasami ka qënë Bdi – DR – LB së paku tre parti ka ndruar,
Arjanit Hoxha zëvendëskryetar PPD-DR-Këshilli Opozitar – LB katër transfere
Faruk Avdiu zëdhënës PDSH-LRPDSH-ASH( vitin kur u bënë deputetët atë e kishim oponent)-LB katër transfere.

Po a ju gjetët të flisni për transfere politike për mua. Juve nuk latë parti pa provuar dhe më kritikoni mua që skam parti pse po e bëj sefte.

Juve duhet të më kërkoni falje mua dhe votuesve se mandatet po i çoni në Vmro dhe Levicë ndërsa unë mbeta në vijën që patëm kur i morëm mandatet në këtë shumicë aktuale.

https://www.facebook.com/photo?fbid=10227460440714011&set=a.4588429106088

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet