Deputetët e Maqedonisë së Veriut dhe të Suedisë do të shkëmbejnë përvoja

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të Veriut dhe Riksdagut suedez do të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvoja se çfarë mund të bëjnë Kuvendet për të promovuar angazhim më të madh të qytetarëve, sa mirë e përfaqëson Kuvendi popullatën, cilat janë strukturat formale dhe joformale për dialog mes deputetëve/politikanëve dhe votuesve dhe shoqërisë civile, si dhe situata aktuale politike në të dy Kuvendet.

“Shpresojmë të vazhdojmë diskutimin tonë të mirë që filluam në Stokholm për demokracinë, transparencën dhe barazinë gjinore. Shpresoj që diskutimet tona do të kontribuojnë në një diskutim më të drejtpërdrejtë dhe më të mirë mes politikanëve të partive të ndryshme për të avancuar dialogun”, deklaroi para debatit nënkryetarja e dytë e Rigsdag suedez, Lota Xhonson Fornarve.

Homologu i saj i Maqedonisë së Veriut, deputeti i BESA-s, Fadil Zendeli, i cili është kryetar i Grupit drejtues, theksoi se temat janë me interes të përbashkët dhe kanë të bëjnë me procedurat legjislative, transparencën, hapjen e Kuvendit në bashkëpunim dhe të gjitha sfidat ekzistuese.

“Më e rëndësishmja është që ne mund të mësojmë diçka nga demokracia e tyre, por sigurisht që kemi edhe përvoja që mund t’i ndajmë me ta. Dialogu politik mes qeverisë dhe opozitës në Kuvend nuk është temë më vete për t’u diskutuar, por një nga temat janë zhvillimet politike në vendin tonë dhe me to”, tha Zendeli, duke shtuar se në kuadër të kësaj do të diskutohet edhe për dialogun politik.

Diskutimi i sotëm në Kuvend është pjesë e vizitës së punës të delegacionit të Grupit drejtues për zhvillim demokratik të Riksdagut suedez.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet