PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deponia Rusino është stabilizuar, kërcënimi për t’u shndërruar përsëri në të egër ekziston nëse komunat e Pollogut nuk paguajnë borxhet

Pas shumë dekadave dhe zvarritjeve të procedurave, deponia rajonale “Rusino” ku komunat e Pollogut i hedhin mbeturinat, është në gjendje stabile. Lokacioni aty tani më është i mbrojtur, ka personel ku 24 orë mbikëqyr deponinë dhe mirëmbahet nga ndërmarrja publike rajonale “Rusino Pollog”. Por rreziku apo kërcënimi që kjo deponi të shndërrohet në deponi të egër dhe kaos ekziston ende, nëse komunat nuk paguajnë detyrimet ndaj ndërmarrjes, borxhi i së cilave është rreth shtatë milion denarë, shkruan .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Për borxhin e komunave ndaj ndërmarrjes, . Dy komunat më borxhlie në këtë drejtim janë Tetova dhe Gostivari.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike rajonale “Rusino Pollog”, Besim Dogani tha se i kanë njoftuar me shkrim komunat se kanë borxh të tejkaluar për tre muaj.

“Shpresojmë që ky borxh shpejt të shlyhet, e nëse jo atëherë do ulemi bashkë me krerët e komunave sepse ata janë themelues, dhe të vendosim që mos paguesit të sanksionohen me mos lejim të hedhjes së mbetjeve në Rusino. Borxhi i përgjithshëm është rreth shtatë milion denarë përfshi këtu edhe disa operatorë privat që kemi. 40 për qind e borxhit është e komunës së Gostivarit dhe Tetovës”, deklaroi Dogani, Kërkoi nga deputetët që të votojnë ligjin për huamarrje me të cilin do të mundësohet ndërtimi i deponisë së re apo fillimi i fazës së dytë.

Dy kryetarët e këtyre komunave po sot deklaruan se do të paguajnë borxhin.

“Borxhi që ka komuna jonë është në kuadër të borxhit të përditshmërisë, operativ, por nëse është më shumë se tre muaj, siç tha drejtori, do të intervenojmë, dhe nëse Ndërmarrja Komunale nuk do ketë mundësi të paguaj borxhin ne si komunë do marrim masa”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

“Ndaj Ndërmarrjes kemi borxh, por, për fat të keq, komuna është me xhirollogari të bllokuar. Sa të debllokohemi do mundohemi t`i mbulojmë, sepse, jemi të vetëdijshëm se para së gjithash për funksionim si duhet të Ndërmarrjes, komuna e Tetovës dhe e Gostivarit duhet të mbulojë borxhin”, tha Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit, i cili kërkoi nga partitë politike të miratojnë Ligjin për huamarrje.

Sot në deponi ishin kryetarët e komunave të Pollogut, ministri i Mjedisit- Naser Nuredini si dhe ambasadroja e Zvicrës në vend- Veronique Hulmann.

Ambasadorja theksoi se ka dëgjuar shumë për deponinë “Rusino” dhe sa keq ka qenë.

Siç munda të shoh sot se me investimin zviceran ne pak muaj ne mundëm të bëjmë diferencë të madhe. Ky projekt po vjen në fund të fazës së parë, do të mbarojë në fund të dhjetorit dhe shpresojmë që faza e dytë do të fillojë nëse Ligji për të huamarrje kalon në Parlament, me këtë ligj do të kemi grant nga Qeveria Zvicerane”, tha Hulmann.

Ndër të tjera ajo theksoi rëndësinë që Komunat duhet ti paguajnë detyrimet financiare ndaj ndërmarrjes që menaxhon deponinë.

Nga ana tjetër, ministri Nuredini theksoi se faza e parë e projektit, e cila përfshin zbatimin e masave intervenuese në deponinë Rusino, është realizuar me sukses, që është kusht për kalimin në fazën e dytë – ndërtimi i infrastrukturës dhe vendosja e sistemit të menaxhimit të mbeturinave. Ai theksoi se e rëndësishme është bashkëpunimi ndërmjet komunave të rajonit të Pollogut dhe pushtetit qendror.

Për këtë fazë, me rëndësi të madhe është miratimi i Propozim-Ligjit për kredi nga BERZH, që do të ndihmojë komunat të investojnë në vendosjen e sistemit.

“Kjo është faza e parë që po përfundon, ndërsa faza e dytë është vazhdimi i investimit për grumbullimin e mbeturinave nga i gjithë vendi. Ne si ministri kemi përgatitur Propozim-Ligj për kredi nga BERZH. Procedura për këtë Propozim-Ligj edhe pas 5 muajsh është ende në procedurë parlamentare. Me miratimin e ligjit do të mundësohet disponueshmëria e mjeteve që do të investohen në infrastrukturën bazë”, tha Nuredini.

Nëse ky ligj kalon në Kuvend, ai theksoi në fazën e dytë do të investohen mbi 20 milion euro në këtë drejtim.

Ndryshe, Qeveria Zvicerane (SECO) miratoi projekt propozimin për rehabilitimin e deponisë “Rusino”. Ndërmarrja Rusino Pollog e vuri në funksion deponinë Rusino më datë 26 janar të këtij viti kur edhe me vendim të Drejtorisë për mjedis jetësor nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, NPP Rusino/Pollog e fitojë të drejtën të menaxhojë me Deponinë Rusino.

Menaxhimi me mbeturina vazhdon të mbetet problem për të gjitha Komunat e Pollogut dhe jo vetëm. Në Maqedoninë e Veriut, për 17 vjet nuk mund të ndërtohet asnjë deponi rajonale sipas standardeve të BE -së, në të cilën përqindja më e madhe e mbeturinave të krijuara do të përzgjidhej dhe riciklohej, kompostohej ose digjej. Sot në Maqedoninë e Veriut, ka dhjetëra deponi ku mjedisi jetësor vazhdimisht ndotet, pa asnjë kontroll se kush hedh çfarë në këto vende, si dhe ku përfundon shkarkimi i mbeturinave që dekompozohen në natyrë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 940x400