Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, nëpërmjet një postimi në facebook, ka njoftuar opinionin për aktivitetin e sotëm në Kërçovë, ku u zëvendësua Termocentrali REK “Osllomej” nga thëngjilli në burime alternative energjike.
“Termocentrali REK “Oslomej” , nga thëngjilli po zëvendësohet me burime alternative energjetike gjegjësisht panele Diellore-Fotovoltaikë! Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Kovaçevski, zv. kryeministrin e parë, Artan Grubi dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, lëshuam në përdorim zyrtar termocentralin e ri Fotovoltaik. Njeherit ky projekt është edhe më i madhi në vend me kapacitet të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme elektrike prej 10MW. Realizimi i këtij projekti është hap i madh në këtë kohë të krizës energjetike dhe njëkohësisht paraqet tranzicion energjetik konform agjendave të Blerta për përmirësimin e kushteve dhe ambientit jetësor” është shprehur Dehari.