Dega e BDI-së, Tetovë: Në vend që të ju ndihmojnë bizneseve dhe t’ua lehtësojnë veprimtarinë, institucionet komunale mundohen me çdo kusht t’i shkatërrojnë ato

Zyrtarët e komunës po tentojnë t’i shfrytëzojnë si mish për top qytetarët e Tetovës për të realizuar agjendat e tyre të dyshimta së bashku me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE.

Në vend që të ju ndihmojnë bizneseve dhe t’ua lehtësojnë veprimtarinë, institucionet komunale po mundohen që me çdo kusht t’i shkatërrojnë ato. I tillë është rasti me prishjen e kiosqeve me arsyen se janë ndërtime pa leje, ndërsa kjo në të vërtetë është veprim i sinkronizuar me VMR0-DPMNE-në për t’i paraprirë heqjes së kryqit në Kodrën e Diellit.

E pyesim kryetarin e komunës së Tetovës dhe njëherit udhëheqës i mafias urbane në qytet, se çfarë borxhi i kanë tetovarët që po i dëmton deri në këtë masë vetëm për të realizuar qëllimet e tij meskine në koordinim me VMRO-DPMNE-në?

Qytetarët e Tetovës asnjëherë nuk kanë rënë pre e agjendave të tilla dhe me këtë veprim do të merrni përgjigjen e merituar nga vetë qytetarët.

Qendra për komunikim,
BDI, Dega Tetovë

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet