Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në selinë e partisë në Reçicë ka pritur në takim degën e kësaj partie nga Saraji i Shkupit.
Për këtë takim ka njoftuar Zëvendës ministri i Transportit, Bekim Rexhepi i cili vjen pikërisht nga kjo degë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rexhepi ka shpërndarë fotografinë e takimit me kreun e integristëve me mbishkrimin “Bashkë si gjithmonë”, duke cituar mes tjerash edhe një fjalë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Në takimin me Ahmetin, përpos Rexhepit ka qenë edhe kryetari i Komunës, Blerim Bexheti, deputeti i zonës, Arben Ziberi, drejtori, Bekim Murati, ish drejtori Abdulsamet Shabani, zv.drejtori i burgut, Sadush Arifi, drejtori, Qamil Kovaçi dhe disa zyrtarë të tjerë të rëndësishëm të BDI-së nga kjo zonë.
Sipas informacioneve që disponojmë, dega e Sarajit i ka dhënë mbështetje të plotë udhëheqjes partiake në rrugën e trasuar nga më parë për menaxhimin e sfidave të brendshme dhe integrimin në NATO dhe BE.
Ata konsiderojnë se në këtë moment çdo ndryshim i këtij kursi, është jo produktiv dhe i dëmshëm si për partinë, si për vendin.
https://www.facebook.com/bekim.rexhepi.758/posts/10225732939047540


