Dafina Zeqiri duket se po kalon nëpër një periudhë sfiduese emocionale.

Kjo po ndikon jo vetëm në jetën e saj personale por edhe atë profesionale, megjithëse nuk do të thotë se ka ndikim negativ.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe artistja më e aktive në skenën tonë muzikore, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i paralajmëruar fansat se po e shtyn lansimin e albumit të ri, “Une Jom Ajo”, i cili planifikohej të jetë në dispozicionin e publikut këtë verë.

“Kisha planifikuar ta publikoj albumin tim, “Une Jom Ajo”, gjatë kësaj vere, por kam vendosur ta shtyjë për disa muaj. Arsyeja kryesore për ndryshimin e datës së lansimit është për shkak se kanë ndodhur disa ndryshime pozitive. Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di se kam nevojë të ulem dhe t’i bëjë disa ndryshime në albumin ‘Une Jom Ajo’. Faleminderit për mirëkuptimin. Ky është fillimi i një epoke të re”, shkruhej në postimin e këngëtares.