Çfarë ndodhi në ditën e 46-të të agresionit rus në Ukrainë?

Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Nëse sapo na jeni bashkuar sonte, këtu janë disa prej zhvillimeve kryesore të ditës së 46-të agresionit rus në Ukrainë, raporton theguardian.

Forcat ruse goditën Ukrainën lindore me bombardime të rënda gjatë fundjavës, duke vrarë 10 civilë, ku mesin e tyre ishte një fëmijë gjersa ka plagosur 11 të tjerë rreth Kharkiv. Aeroporti në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, u shkatërrua gjithashtu;

Vladimir Putin ka emëruar një gjeneral të ri për të drejtuar luftën në Ukrainë, ndërsa ushtria dryshon planet pas dështimit për të marrë Kievin. Alexander Dvornikov fitoi rëndësi gjatë udhëheqjes së grupit rus të forcave në Siri. Gjenerali ka të ngjarë të sjellë një raund të ri “krimesh dhe brutaliteti” kundër civilëve;

Gati 3,000 njerëz u evakuuan të dielën përmes korridoreve humanitare, duke përfshirë 213 nga Mariupol, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk;

Karl Nehammer, kancelari austriak, planifikon të flasë me Kremlinin për krimet e dyshuara të luftës në Bucha gjatë takimit të nesërme me Vladimir Putinin në Moskë. Nehammer do të jetë lideri i parë evropian që takohet me presidentin rus që kur Rusia pushtoi Ukrainën në muajin shkurt;

1,222 trupa janë gjetur në rajonin përreth kryeqytetit, Kiev, deri më tani, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova. Autoritetet ukrainase po hetojnë 5600 raste të krimeve të dyshuara të luftës të kryera nga trupat ruse që nga fillimi i pushtimit.

Ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret këtë vit me 45.1 për qind, shumë më keq se sa ishte parashikuar, raportoi Banka Botërore;

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët llogarit se më shumë se 4.5 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit;

Forcat e armatosura ruse po kërkojnë të forcojnë numrin e trupave me personel të shkarkuar nga shërbimi ushtarak një dekadë më parë, ndërsa humbjet rriten;

Numri i të vdekurve nga sulmi në stacionin e trenit Kramatorsk është rritur në 57;

Më shumë se 3,500 demonstrues pro-ukrainas dolën në rrugët e Gjermanisë në përgjigje të një autokolone prej rreth 600 protestuesish pro-rusë me 400 vetura që mbanin flamujt rusë. /Telegrafi/