Ç’farë halli ka Ziadin Sela?

Nëse ju kujtohen zgjedhjet Parlamentare të vitit 2014, dhe ultimatumi kur Ziadin Sela i kërkonte dorëheqje Menduh Thaçit, dhe tregonte për hallet e tij, pasi ky i fundit humbi zgjedhjet për të satën herë .

Me të drejtë si asnjëherë më parë ai kërkonte dicka që në politikë duhet të ndodhë kur i humb zgjedhjet.
Kërkonte dorëheqjen e një kryetari.

Por vite më vonë dolën që këto të ishin vetëm një kamuflim i përkryer i Ziadin Selës sepse ai rrëshqiti akoma më keq se paraardhësi i tij.
Sot pas humbjeve të vazhdueshme të tij, nuk ka forcë që e shkul atë nga kreu i partisë.

Ziadin Sela jo që nuk e njeh dorëheqjen, ai vazhdoi të jetë vetëm një kopje e shëmtuar e atij kryetari që i kërkonte llogari dikur për humbjet politike dhe sot ka rënë në të njëjtën humnerë, por me të njëjtin mentalitet fund e krye.

Nëse Sela thoshte dikur se: “Menduh Thaçi ka vetëm një hall, s’i të mbetet kryetar partie”, hallet e Ziadin Selës janë të shumta, sidomos sot kur edhe zyrtarisht, nëpërmjet një veprimi të kontestuar nga aktivistë të shumtë në mënyrë arbitrare,manipulative,duke shkelur edhe statutin e partisë e shpalli kandidaturën.

Prandaj, me rikandidimit e tij, ka shkelur rëndë statutin e partisë dhe ky Kongres do të jetë vetëm një farsë, një kopje e kongreseve të shëmtuara të Kim Jong-un-it, ndërsa Sela do të jetë kryetar, vetëm i delegatëve që do të jenë prezent në Kongresin e tij, pa legjitimitet për të qenë në krye të ASH-së.

Nëse Thaçi kishte vetëm një hall, si të ngelet kryetar partie, hallet e Ziadin Selës sapo kanë filluar dhe janë më të mëdhaja se sa të mbetet kryetar partie… /fol.mk

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet