Listës së artistëve shqiptarë që kanë paralajmëruar këngën të reja pak para fillimit të sezonit veror është edhe reperi, Capital T.
Reperi nga Prishina këtë e ka bërë përmes një postimi të radhës në llogarinë e tij në Instagram, aty ku ai numëron mbi 1.2 milion ndjekës.
Trim Ademi (emri i plotë) postoi një video të shkurtër teksa shihet duke interpretuar këngë e tij më të re që mban titullin “Për dashni”.
Foto: Capital T/Instagram
Në mbishkrimin e videos, krijues i këngës “Akull” njoftoi gjithashtu se projekti i ri lansohet me katër maj.
“Për dashni’, 04.04.2022, ora 17:00”, ka shkruar Capital T sipër videos së publikuar.

Foto: Capital T/Instagram
Kujtojmë që projekti i fundit i reperit është “Për ty x Dy zemra”, që e solli në shkurt të këtij viti e që është pjesë e albumit të tij “Heart Broken Kids”.
Artisti i njohur gjithashtu në fillim të muajit mars njoftoi se do të bëjë debutimin në filmin amerikan “Jericho Ridge”. /Telegrafi/