Byrnes: SHBA mbështet bisedimet në RMV mbi propozimin francez

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes përmes një shkrimi në Twitter ka shprehur mbështetjen për bisedimet e brendshme që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut mbi propozimin e modifikuar francez.

Byrnes thotë se me këtë po shihet një rrugë drejt ardhmërisë evropiane të vendit.

“SHBA-ja mirëpret bisedimet në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e bisedimeve aderuese, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identiteti të Maqedonisë së Veriut. Ne një kohë të gjatë kemi mbështetur ardhmërinë evropiane të Maqedonisë dhe tani shohim rrugë për të ecur përpara”, shkruan ambasadorja Byrnes.

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet