Bunjaku: Falemderit të gjithëve, ne besojmë, kualifikohemi në grupet e LE

Drejtori sportiv i F.C. Shkupit, Omer Bunjaku nëpërmes një postimi në rrjetet sociale i ka falënderuar të gjithë atyre që ishin mbrëmë në stadiumin e qytetit për ta mbështetur F.C. Shkupin.

“Një BRAVO të gjithëve, kështu e pafsha gjithmonë qytetin”, ka thënë fillimisht Bunjaku.

Tutje ai ka thënë se Shkupi ka edhe dy finale për tu kualifikuar në grupet e Europa League.

“NE BESOJMË se kemi ende dy finale për t’u kualifikuar në grupe, së bashku do t’ia dalim💪🏻.Faleminderit 15.000 shikuesve që ishit me ne”, shkroi Bunjaku.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet