Bruksel, 23 qershor – Sot nuk është ditë e mirë, sepse duheshte të fillojmë procesin inkuadrues me dy vende, por nuk mundemi, sepse një shtet e bllokon tërë procesin e zgjerimit. Kështu u shpreh sot në Bruksel, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borel para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, informon Zhurnal.
Ai shprehu pakënaqësi përshkak mungesës së përparimit në Bullgari lidhur me hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke shtuar se kjo tregon që principi i konsensusit nuk është zgjidhje e mirë për sjelljen e vendimeve në BE.
“Ky rast edhe një herë dëshmoi se konsensusi është problem gjatë vendimit. Nuk mund të vazhdojmë, vetëm sepse një vend bllokon”, ka potencuar Borel.
Ai theksoi se BE duhet të bëjë gjithçka për të përfshirë Ballkanin Perëndimor në botën e sja, duke theksuar se kjo mund të bëhet me ftesë të vendeve nga rajoni të marin pjesë në mbledhjet e ministrave për punë të jashtme të BE-së dhe në mbledhje tjera.
Sipas tij, ka një lajm të mirë, e ajo është përparimi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në sferën e energjetikës.
“Kjo është hap i rëndësishëm dhe do të vazhdojmë të punojmë më tej. Mund të kemi mbledhje në nivel më të lartë deri në fund të muajit”, shtoi Borel.