Bora Zemani është një prej prezantueseve më të pëlqyera shqiptare.
Ajo ka qenë veçanërisht e përfolur gjatë spektaklit Big Brother VIP, për shkak të vizitës që i bëri brenda shtëpisë ish-të dashurit të saj, Donald Veshaj.
Bora e cila është e ndjekur nga mbi një milion ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga paraqitjet e saj në përditshmëri ose televizion.


Foto: Bora Zemani/Instagram
Së fundmi, bukuroshja e Top Channel publikoi një fotografi të re, ku dukej mjaft bukur dhe tërheqëse e veshur me një sako të hirtë me disa shirita me shkëlqim.


Foto: Bora Zemani/Instagram
Këtë sako ajo e kishte kombinuar me një palë geta të zeza, të dizajnuara gjithashtu me shirita argjendi.


Foto: Bora Zemani/Instagram
Kjo veshje është thuajse e njëjta me të cilën aktorja me famë botërore, Zendaya, u paraqit në premierën e filmit “Spider-Man: No Way Home” në Londër.


Zendaya (Foto: Sipa USA via AP)
Sakoja dhe getat e prezantueses janë një imitim i veshjes së dizajnuar nga “Alexander McQueen”, që është pjesë e koleksionit pranveror të shtëpisë gjigante të modës.


Zendaya dhe Tom Holland (Foto: Joel C Ryan/Invision/AP)
Kjo nuk është ndër herët e para kur të famshmit vendorë janë frymëzuar nga yjet ndërkombëtarë për paraqitjet e tyre. /Telegrafi/