Bilall Kasami do të ndërpresë edhe 70 kontrata tjera të mësimdhënësve brenda pak javësh

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Tetovë, kryetari i Komunës dhe i Lëvizjes Besa, ka filluar të implementojë politikën hakmarrëse ndaj atyre që nuk e dëgjojnë dhe nuk i zbatojnë vendimet që Kasami dhe rrethi i tij i ngushtë dëshirojnë t’i implenetojnë.

Si duket Kasamit nuk i mjaftoi që mbushi komunën me militantët e Besës tash dëshiron që edhe vatrat e shenjta të dijes, shkollat, t’i mbushë me militantë dhe ushtarë partiakë të Lëvizjes Besa, ata që nuk do t’i kthejnë fjalën dhe do t’i thonë “amin” çdo gjëje që ai kërkon.

Në vigjilje të kësaj, dje u publikua lajmi që Kasami u ka ndërprerë kontratat 11 mësuesve me përvojë, të cilët brenda pak muajsh do të kishin edhe të drejtë të pajisen me vendime pune.

Sipas disa burimeve, Kasami i ka informuar mësuesit se lista e zëvendësuesve është gati dhe se në vend të tyre nëpër shkollat e Tetovës do të punësohen militantët e Besës dhe VMRO-së, parti me të cilën Kasami tenton të formojë shumicën në këshillin komunal.

Kjo nuk është e gjitha, informacionet tona zbulojnë se brenda pak javësh, kreu i Tetovës, Bilall Kasami do të ndërpresë edhe 70 kontrata tjera të mësimdhënësve të cilët nuk e dëgjojnë. Gjithsesi, kjo bëhet pa kriter vlerësimi të punës së të angazhuarve të deritashëm, e të mos flasim çfarë verifikimi “kompetencash” ka bërë për aktivistët partiakë që i përgatit për t’ua zënë vendin atyre që Kasami do t’i lë pa punë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet