Ka qenë një ditë e ngarkuar për presidentin amerikan Joe Biden në kryeqytetin polak, Varshavë.
I pari i shtetit amerikan fillimisht ka takuar dy ministra ukrainas dhe më pas është pritur prej zyrtarëve shtetëror polak si pjesë e vizitave në Evropë.
Pasi mbaroi takimet zyrtare, ai u ndal në stadiumin kombëtar të Polonisë për të takuar të zhvendosurit nga lufta në Ukrainë, raporton skynews.
Ai takuar disa prej refugjatëve ukrainas që tashmë e sa kohë kishin braktisur vendin e tyre si pasojë e agresionit rus që ka filluar më 24 shkurt.
Kujtojmë se 78-vjeçari u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të aleancës së NATO-s që të pranojnë refugjatë pasi barrën kryesore po e bart Polonia, e cila ka pranuar mbi dy milionë ukrainas.
Ndryshe, SHBA-ja ka bërë të ditur se është e gatshme të pranojë 100 mijë ukrainas ndërsa ka ndarë 13.6 miliardë dollarë për çështjen e Ukrainës. /Telegrafi/