Besimi: Me rishikim të buxhetit parashihet rritje të pagave në MPB, Gjyqësor, Prokurori dhe Shëndetësi

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në një prononcim për indeks.mk ka folur në detaje për rishikimin, (ribalancin) e buxhetit të këtij viti, vendim ky që është para deputetëve.

Ai ka thënë se qëllimi i këtij rishikimi është shpërndarja dhe sigurimi i mjeteve shtesë që Qeveria, me propozim të ministrisë së financave do të ndajë për pakot anti-krizë nga të cilët sipas Besimit do të përfitojnë në mënyrë direkte qytetarët.

Ai thotë se me këtë rishikim janë paraparë mjete për rritjen e pagës në gjyqësi dhe prokurori, mjete për adaptimin e rrogave si pasojë e rrogës minimale, mjete për rritjen e pagës së mësimdhënësve si dhe mjete për rritjen e ndihmës sociale.

Për më tepër ndiqeni një pjesë të intervistës së realizuar nga indeks.mk me Ministrin e Financave, Fatmir Besimi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet