Besa, Vmro dhe Levica vendin e çojnë në humnerë!

Përbërja e tanishme qeveritare duhet të vazhdojë deri në fund të mandatit të saj qeveritar, ndërsa zgjedhjet sipas dispozitave ligjore mbahen çdo katër vjet, kështu deklaroi për Indeks.mk, ish-anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Enver Salihi.

“Zgjedhjet parlamentare sipas dizpozitave ligjore mbahen në çdo katër vite dhe do te ishte një luks që kushton dikund mbi pesë milionë euro para të qytetarëve, që në këtë krizë energjetike, m mund të destinohen në zhvillim ekonomik apo në sektore tjere. Opozita çoherë ka dëshirë të rrëzojë qeverinë dhe kjo është shumë legjitime por progresi drejt BE-së është detyra kryesore e kësaj qeverie. Duke e diktuar narrativën e VMRO DPMNE-së se kush voton ndyshimet kushtetuese, është tradhëtarë, i bie se partia opozitare nëse fiton nuk do t’i miratojë këto ndryshime që janë kusht për progres dhe vendi do të shënojë ngecje në këtë aspekt. Nga kjo del se kjo qeveri duhet të vazhdojë deri në fund të mandatit dhe përpjekjet për ndryshime dhe zgjedhje janë opsion zero për këtë moment”, vlerëson Salihi.

Tema për zgjedhje të parakohshme parlamentare u bë aktuale pasi që Lëvizja BESA e Bilall Kasamit iu bashkangjit karavanit të bllokimit dhe kushtëzimit të ndryshimeve kushtetuese me zgjedhje. Kushtëzimi i Lëvizjes BESA ndaj ndryshimeve kushtetuese në opinion përceptohet si “alibi” për të justifikuar qëndrimin e njëjtë me të VMRO-DPMNE-së dhe Levicës, të cilat hapur janë deklaruar se janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Andaj, Besa për të qenë në një vijë me këto dy parti po përdor kushtëzimin me zgjedhje të parakohshme parlamentare me qëllim që të rreshtohet në krahë me VMRO-në dhe Levicën dhe të mbajë të njëjtën qëndrim si ato, të pengohet procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe me këtë edhe i rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së./Indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet