BESA tradhëton votuesit, bashkon forcat me VMRO-në, pro-ruse

Ende pa kaluar 24 orë nga shpallja e rezultateve të para, Lëvizja Besa ka tradhëtuar votuesit të cilët i besuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin e Tetovës.

Me të marrë 12 këshilltarë Lëvizja Besa ka filluar menjëherë bisedimet me VMRO-DPMNE-në, pro-ruse e cila morri katër këshilltarë në Tetovë për të formuar shumicën në këshill.

Se kwto dy parti do tw koalicionojnw nw Tetovw e tha sot edhe Vlladimir Gjorçev nga VMRO-ja.

“Vlerësoj se me Lëvizjen Besa do të bashkëpunojmë në mënyrë korrekte sepse edhe vitin e kaluar kemk bashkëpunuar në këshillin komunal. Me ta kemi bashkëpunim shumë korrekt”, deklaoi Gjorçev.

Kujtojmë, kjo nuk është hera e parë që Lëvizja Besa bashkëpunon me VMRO-në e Mickoskit. Bashkëpunimi i parë mes këtyre dy partive ishte kur tentuan të rëzojnë Qeverinë dhe që nga ai moment gjatë gjithë kohës, BESA dhe VMRO-ja kanë ndarë kolaçin nëpër komunat që qeverisin.

Shembull konkret përsëri është Tetova. Nga momenti kur Bilall Kasami morri pushtetin, partisë së Mickoskit i dhuroi sekretarin e komunës, disa drejtori shkollash dhe zëvendës drejtorin e ndërmarrjes së parkingjeve.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet