Në takimin e ditës së sotme të thirrur nga ana e kryeministrit Dimitar Kovaçevski pritet që të marrin pjesë thuajse të gjithë kryetarët e partive parlamentare që nga ai i VMRO-së Mickoski, i BDI Ahmeti, i Alternativës Gashi, i Aleancës për shqiptarët Taravari, ndërsa kësaj thirrje i kishte thënë jo kreu i Levicës Apasiev.
Ndonëse kishte mbetur ende pa dhënë përgjigjen e tij ndaj ftesës së kryeministrit Kovaçevski, mësohet se në këtë takim të liderëve nuk do të merr pjesë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, edhe pse nuk e ka bërë publike arsyen e mospjesëmarrjes në këtë takim, ndërkohë që bëhet partia e dytë pas Levicës së Apasievit që nuk merr pjesë në takim si dhe partia e vetme shqiptare jashtë takimit të liderëve të partive parlamentare.
Sipas asaj që ka deklaruar deri më tani kryeministri Kovaçevski, në këtë takim pritet që të diskutohet mbi rrugën evropiane të vendit dhe ndryshimet kushtetuese që janë tashmë si vendimtare për të vazhduar më tej.


