“Berisha po i blen kandidatët e Alibeajt. Në fund do të mbetet vetëm Bejko”

Largimet e kandidatëve nga PD zyrtare nuk është diçka e zakontë, por një shpjegim për gjithë këtë situatë të krijuar e ka Halit Valteri. Ky i fundit bën me faj Berishën dhe Metën.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kandidati për këshillin bashkiak deklaroi se kandidatët e Alibeaj po i blen Berisha.

Halit Valteri: Po kto që ikin pasi hanë dreka në Patok e pasi mbushin çantat me lekë, nuk ikin kot kta.

Alban Dudushi: Ti e thua me bindje këtë se po i blen Berisha?

Halit Valteri: Po flas në televizor, s’po flas tek kafja aty. Sali Berisha po I ble të gjë kandidatët. Po pse, ka pak lekë Sali Berisha me Ilir Metën, kanë qeveris 20 vjet vendin. Ore nëfund fare ka për të ngelë vetëm Land Bejko në garë. Se Landi s’ikën.