Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim dhe zhvillim në fushën e turizmit me homologët e tij nga Serbia dhe Shqipëria me qëllim ngritjen e bashkëpunimit mes tre vendeve në një nivel edhe më të lartë. Me këtë Memorandum qytetarët dhe kompanitë në vendet e rajonit do të kenë kushte më të lehta për lëvizje dhe për punë.
“Me këtë iniciativë besoj se do të kemi një promovim më të madh, stabilitet ekonomik dhe një Ballkan më të zhvilluar.Ky është një moment shumë i rëndësishëm për turizmin në të gjithë rajonin dhe vetëm me një ofertë, promovim të përbashkët dhe shkëmbim eksperiencash do të kemi rritje dhe zhvillim të të gjithë sektorit të turizmit, me atë edhe të ekonomive” – ka shkruar Bekteshi