Bekteshi: Nuk ka vend për panik, ka rezerva të mjaftueshme të vajit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, vizituan fabrikën e vajit për ushqim “Kristal” në Veles.

Bekteshi ka siguruar se furnizimi me luledielli është stabil dhe vendi ynë importon në vazhdimësi vaj dhe se vaj ka edhe për konsum në amvisëri për qytetarët.

“Qytetarët nuk duhet të kenë frikë ose të blejnë më shumë për të grumbulluar rezerva. Tashmë ka filluar importi i vajit të rafinuar nga fqinjët, por importohet edhe nga vende të tjera, duke qenë se kemi hequr normën doganore 29 për importin e vajit të pa rafinuar dhe rafinuar. Jemi duke e ndjekur situatën në baza ditore dhe së bashku si Qeveri do të marrim vendime në interes të qytetarëve”, ka thënë ministri i Ekonomisë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet