Bekteshi: Masa kundër atyre që nuk respektojnë vendimin për ngrirje të çmimeve

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori vendim për përcaktimin e marzhës më të lartë tregtare të produkteve themelore ushqimore në tregtinë më shumicë dhe me pakicë.👉Në konsultim me komunitetin e biznesit dhe në koordinim me institucionet kompetente morëm një Vendim sipas të cilit duke filluar nga nesër e deri më 30 shtator 2022 për➡️bukën e bardhë të prerë në rriska ose të plota;➡️sheqer të bardhë, si dhe➡️vaj luledielli (pa vaj të ftohtë të kulluar) përcaktohet marzha tregtare me lartësi prej 5% në tregtinë me shumicë dhe deri në 5% në tregtinë me pakicë;➡️Për miell nga gruri – tip 400 dhe 500;➡️makarona dhe spageta gruri të fortë;➡️oriz i bardhë vendorë;➡️qumësht i përhershëm i lopës me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5% dhe➡️vezë pule;

Për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individ të cilët marrin pjesë në zinxhirin tregtar përcaktohet marzha tregtare në lartësi deri 10% në tregtinë me shumicë dhe deri 10% në tregtinë me pakicë.

Po ashtu, dua t’ju informoj se sipas Vendimit për këto produkte nuk do të përllogariten shpenzime operative dhe nuk aprovohet rabat dhe kompensime që tregtari me pakicë arkëton nga tregtari me shumicë edhe atë për reklamim dhe për ekspozimin e mallrave në raftet, respektivisht dollapet (pozicione primare dhe sekondare). Me këtë Vendim kufizohet rritja e çmimeve në periudhën e ardhshme përmes përcaktimit të lartësisë së marzhës tregtare që duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve themelore ushqimore.

Në këtë mënyrë, rritja eventuale e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importit dhe të bursës, si dhe rritja e shpenzimeve prodhuese. Propozohet që rabati dhe kompensimi të mos aprovohen deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet