Bekim Neziri: Uroj nga zemra që shëndeti, lumturia, paqja e harmonia mbizotëroftë në familjet e juaja në vitin 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Demokratik dega Çair Bekim Neziri me rastin e vitit të ri në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Të nderuar qytetarë, të dashur banorë të Çairit,

Në përmbyllje të këtij viti, le të reflektojmë dhe kujtojmë momentet kulminante të themeleve që nisëm, të cilat do të sjellin frymën e re për Çairin, shoqëruar me shumë punë intenzive, sfida, kujdes dhe përkushtim maksimal.

Ky vit për ne ishte një vit determinant i fillimeve të reja, të cilat kurorëzuan prezantimin e 40 projekteve në kuadër të Sekretariateve multidisiplinare të Bashkimit Demoktratik për Integrim – Dega Çair, gjysma e të cilave projekte tashmë veçse janë finalizuar me realizim të plotë e të suksesshëm, gjithë kjo falë punës e përkushtimit të madh e të pakusht të profesionistëve tanë të fushave të ndryshme.

Ne vazhdojmë të punojmë e realizojmë atë që kemi premtuar, bashkë me forcat tona që burojnë nga forumi rinor, sekretariati për mundësi të barabarta, trembëdhjetë këshillat vendorë, 15 sekretariatet dhe kryesinë e degës.

Në emër të Degës së Çairit dhe në emrin tim personal, uroj nga zemra që shëndeti, lumturia, paqja e harmonia mbizotëroftë në familjet e juaja në vitin 2024.

Me respekt e dashuri,
Bekim Neziri

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet