Kryetari i degës të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair Bekim Neziri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se rinia është “mushkëria” e një vendi.
Neziri mes tjerash ka shkruar:
Rinia është ajo grupmoshë e popullsisë e cila varet e ardhmja e ecurisë së një vendi dhe e ardhmja e një populli!
Andaj, ne si subjekt politik kemi prioritet rininë dhe sidomos në këtë kapitull veprimi kur për ne rëndësi ka krijimin e kuadrove cilësore, që do ta çojnë vendin përpara!
Me këtë parim, bashkë me bashkëpunëtorët e mi të ngushtë të degës, takuam Kuvendin Studentor të Universitetit “Nënë Tereza” , me kryetar Omer Ebipi!
Me kënaqësi dëgjuam fjalimet, pyetjet, sygjerimet dhe idetë e tyre, që për ne mund të jenë udhërëfyes për politikat tona në të ardhmen për arsim cilësor, standart më të lartë jetësor dhe integrimin e tyre në sferën e jetës sociale.
Rinia është “mushkëria” e një vendi, andaj të gjithe duhet të përpiqemi që vendin tonë të mos e lëjmë me mungesë të frymëmarrjes!
Sinqerisht,
Bekim Neziri















