Bekim Neziri: Historia u shkrua! Urime kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi

Historia u shkrua! Urime kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi, urime të gjithë shqiptarëve!

Ky moment historik jo vetëm që bën krenarë shqiptarët, por është edhe një faqe e re e Maqedonisë së Veriut si shtet multietnik, që garanton stabilitet e paqe dhe shtet i cili ka arritur pjekurinë e tij në integrimin e vendit në Bashkimin Evropjan!

Me plotësimin e këtij premtimi, bashkë me të gjitha projektet tjera, po përmbyllim kapitujt e rëndësishëm të Programit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mandatit katërvjeçar!
Vizioni i Ali Ahmetit dhe misioni i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk mbaron këtu, përkundrazi, fillon një epokë e re e zhvillimit ekonomik, integrimit Evropian, standart më të lartë jetësor për qytetarët, mundësi dhe strategji për jetë më kualitative për rininë, zhdukjen e kriminalitetit, drejtësi dhe mundësi të barabarta për të gjithë!
Falenderim i veçantë për trurin e politikave vizionare të shqiptarëve, Liderin tonë Ali Ahmeti, si dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që gjithmonë besuan dhe përkrahën politikat e tij!
Urime na qoftë të gjithëve!

Sinqerisht,
Bekim Neziri

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet